Sipas studimeve më të fundit është gjetur një lidhje e fortë mes konsumimit të çajit të kamomilit dhe rrezikut të ulët të vdekjeve nga çdo shkak tek femrat e moshuara.
Në një periudhë 7-vjeçare u studiuan 1677 persona meksiko-amerikan nga Epidemiologic Study of the Elderly, shkruan Anabel. Të dhënat tregojnë se femrat ishin ato që ‘përfitonin’ më tepër nga konsumimi i këtij çaji duke u prekur më pak nga sëmundjet.
Kamomili është përdorur që në kohët e hershme si një trajtues sëmundjesh e deri tek problemet me pagjumësinë. /Telegrafi/