Telegrafi

Sekreti i ecjes mbi ujë (Video)

Scott Crosby ka ecur sipër ujit, në pishinën prej 12.5 metrash, që ndodhet brenda një shkolle fillore.

Burri 27-vjeçar, pasi del në fund të pishinës, i ka pasur vetëm shputat e këmbëve të lagura, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, sa ka mundësi, që dikush të ecën mbi ujë?

“E shfrytëzova rastin, që të bëj pak mahi, pasi kryem punën në shkollë” ka thënë Crosby.

“Poshtë shtresës së ujit, ishte një material i tejdukshëm, i cili besoj se është poliester monofleks. Derisa kolegët e mi u zhytën menjëherë në ujë, unë arrita të dal në fund të pishinës.”

Sipas Crosby, ai nuk ka ndonjë aftësi magjike, por e tëra është te mënyra e ecjes, sipër këtij materiali që ndodhet në ujin e pishinës. /Telegrafi/