Telegrafi

Sekreti i Haalandit për formën e mirë: Dëgjon muzikën e njëjtë para çdo ndeshje dhe mediton

Erling Haaladn ka buluar një sekret të tij se para çdo ndeshje dëgjon një muzikë rep në gjuhën norvegjeze dhe i pëlqen të ushqehet me pica.

19-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion, derisa ka shënuar në total 28 gola në 22 ndeshje për Red Bull Salzburgun dhe më pas kaloi te Borussai Dortmundi në janar.

Sulmuesi vazhdonte nga java në javë të thyente rekorde, e që ato vazhduan edhe në dy muajt e parë në Bundesliga.

Ai ishte lojtari i parë në histori të ligës gjermane që arriti të shënonte het-trik me inkuadrimin nga banka rezervë.

“Unë stërvitem dhe meditoj shumë”, ka thënë Haaland, për Borussia Dortmund TV.

Lexo po ashtu Marrëveshja shumë afër, Dortmundi lejon Haalndin t’i bashkohet Realit, por i kërkon një yll madrilenëve në këmbim të norvegjezit

“Para ndeshjes, e dëgjoj një reper norvegjez Amara. Dhe dëgjojë po ashtu këngën ‘Vazhdoni të ëndërroni'”.

“Kjo është kënga që e dëgjojë para çdo takimi”, ka shtuar ai më tej. /Telegrafi/