Site icon Telegrafi

“Sekreti” i fitores së 650 mijë eurove në bastore, me vetëm një euro (Foto)

Amvisja e paemëruar nga Kenti i Anglisë, ka luajtur për herë të parë në baste sportive, që të lidhet sa më shumë me djalin dhe burrin që e kalojnë fundjavën duke shikuar lojëra.

Gruaja 58-vjeçare dhe familjarët e saj nuk mund të besonin kur tiketa saj me 12 kombinime, ishte fituese e hiq më pak se 650 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Tiketa fituese

“Zgjodha ekipet, emrat e të cilave më tingëllonin më së miri, pasi nuk kuptoja asgjë. Vetëm doja të jem sa më pranë me bashkëshortin dhe të birin, që janë shumë të përkushtuar për sport”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Madje, gruaja kishte paguar vetëm një euro për këtë tiketë, që është fituese e shumës enorme të parave.

Kombinime të tilla nuk kanë bërë as njohësit e mirë të basteve, andaj kjo është konsideruar si fat i fillestarit dhe rastësi e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version