Telegrafi

Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës: “Gerti Foods” hap fabrikën moderne të prodhimit të produkteveve të pastiçerisë

Kompania lidere në prodhimin e produkteve të pastiçerisë, “Gerti Foods”, ka inauguruar të premten fabrikën e re në Lubizhdë të Prizrenit.

Krahas përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit nga rajoni i Prizrenit, në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe autoritetet komunale të Suharekës si dhe diplomatë të huaj.

Kompania moderne ofron një gamë të gjerë produktesh të freskëta dhe të ngrira, të cilat përfshijnë brumëra të ndryshme, pasta, dhe ëmbëlsira tradicionale e moderne.

Hapja e fabrikës së re të “Gerti Foods” cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Ky projekt është mundësuar falë tre investitorëve: Shpejtim Agushaj, Talat Binaj dhe Idajet Osmanollaj.

Ismet Mulaj, drejtori ekzekutiv i “Gerti Foods”, bëri të ditur se kompania është themeluar nga afaristët e përmendur më lartë të cilët kanë biznese në Kosovë, Kroaci dhe Hungari, dhe se për nga veprimtaria është unike në këtë pjesë të Evropës.

Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv i “Gerti Foods”

Sipas tij, biznesi është unik për nga lloji i vet sepse nuk ka biznes të këtij lloji në gjithë Evropën Juglindore, fabrikë kjo e cila do të prodhojë produkte jo vetëm për tregun e Kosovës dhe rajonal, por edhe për tregun e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. 

Në këtë fabrikë prodhohen një sërë produktesh, përfshirë tetë lloje picash të ndryshme, gjashtë lloje pitesh apo byrekë të ndryshëm, dhe në kuadër të këtyre produkteve ka produkte inovative që prodhohen për herë të parë në tregun botëror siç është pitja me kërpudhë ose pica me miell të misrit.

Fabrika “Gerti Foods” synon që mbi 70% të prodhimeve t’i eksportoj në vendet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përforcimin e lidhjeve tregtare me partnerët ndërkombëtarë!

Facebook: Gerti Foods

Nr. tel: 049 111 150

E-mail: Info@gertifoods.com

Adresa: Str,Kalaja e Shkupit 20000 Prizren Kosovo, Prizren, Kosovo