Kopjimi i dietës së një ylli nuk do të thotë që gjithsesi të hani çfarë ata kanë në shujtën e tyre, sepse jo gjithsecili mund ta përballojë një dietë të caktuar.
Por, Elle Macpherson ka zbuluar dietën e saj, dhe dieta e saj është e arritshme për shumicën e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Super modelja 53 vjeçare ka treguar se dieta e saj kryesisht përmban perime.
“Unë mundohem që të ha vetëm ushqime organike – prandaj dieta ime kryesisht përmban pemë e perime, proteina të pastra pa hormone si peshku dhe pula”, ka treguar Macpherson për Popsugar.
Për mëngjes, ajo sugjeron të hani vezë të zier ose miell tërshëre me fruta – ajo i preferon grejpfrutët dhe boronicat.
Dreka kryesisht përmban “ushqime të gjelbra”, si spinaqi.
Ndërsa darka shpeshherë përmban peshk të kombinuar me pemë e perime. /Telegrafi/