E shpëtoni planetin
Sipas Environmental Protection Agency të SHBA-së, urinimi gjatë dushit e ruan rreth 27 për qind të rrjedhës së ujit, pasi që nuk krijohet nevoja për ta lëshuar ujin në guaskën e tualetit, transmeton Telegrafi.
I dezinfekton plagët
Nëse keni gritha apo shenja tjera, urina e freskët do t’i dezinfektojë ato. Prandaj, plaga shërohet dhe dhimbja shmanget. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh se nëse keni plagë serioze, patjetër duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.
Urinimi është i mirë për lëkurën
Urinimi në dush është i mirë për njerëzit që kanë probleme me skuqjen apo ekzemën dhe kjo për shkak të uresë, përbërësit kryesor të shumë kremave dhe vajrave për kujdesin e lëkurës. Kësisoj, pH e lëkurës mbetet në balancë dhe kjo është veçanërisht e mirë për një lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.
Kërpudhat…
Urina njihet për trajtimin e infeksionit të bezdisshëm dhe të shëmtuar në këmbë. Mënyra më e mirë për t’i trajtuar kërpudhat në këmbë është të aplikoni urinë direkt në zonën e prekur. Rezultat do të jenë të dukshme brenda pak ditëve. /Telegrafi/