Telegrafi

Sekretet që garantojnë imunitet të fortë!

Masazhi
Shumë hulumtime tregojnë që masazhi ka efekt të mirë në shëndet. Masazhi redukton ankthin, tensionin e gjakut dhe rregullon rrahjet e zemrës. Redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili është përgjegjës për rënien e imunitetit.

Çdo lloj i masazhit ka veprim të shkëlqyeshëm derisa e bëni me presion të moderuar. Sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi t’ia ofrojnë vetes masazhin profesional, por gjithmonë mund të kërkoni nga partneri ose anëtari i familjes që t’ju bëjë pak masazh.

Dushi i ftohtë
Ekspertët theksojnë që dushi i ftohtë rrit nivelin e energjisë, redukton intensitetin e migrenës, përmirëson qarkullimin dhe lehtëson dhembjen. Shkencëtarët kanë dëshmuar që dushi i ftohtë edhe forcon imunitetin, transmeton koha.net.

E rëndësishme është që të mos e teproni. Nuk keni nevojë që gjatë tërë kohës të bëni dush me ujë të ftohët, por me ujë të ftohtë bëni dush në minutën e fundit. Këshillohuni me mjekun nëse keni probleme me shëndetin e sistemit kardiovaskular sepse ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë komplikime.

Xhenxhefili
Xhenxhefili me shekuj përdoret për lehtësimin e problemeve të ndryshme të stomakut dhe çrregullimeve tretëse. Nxit punën e sistemi tretës dhe përshpejton absorbimin e të gjitha materieve ushqyese që luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit.

Përdorni xhenxhefil të freskët, sepse ka veprim më efikas. Xhenxhefili i thatë, i zier ose në pluhur po ashtu ka veçori të shkëlqyeshme shëruese, por pak më të dobëta se xhenxhefili i freskët. Më e mira që mund të bëni për imunitetin tuaj është të pini çaj të nxehtë me pak xhenxhefil.

Lani duart
Larja e duarve është më rëndësishme nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme. Lani të gjitha pjesët e duarve, duke përfshirë shuplakat, zonën në mes gishtave dhe pastroni të gjithë papastërtitë nën thonj.

Me duar prekni sipërfaqe të ndryshme, prandaj është e rëndësishme që para se t’i lani të mos prekni fytyrën. Veçanërisht zonën rreth gojës dhe syve.

Vitamina C
Edhe pse efekti i vitaminës C është i diskutueshëm, ekspertët pajtohen që është efikase për personat që janë shpesh me stres dhe theksojnë që nuk ka asgjë të keqe nëse çdo ditë konsumoni vitaminë C përmes ushqimit.

Me një hulumtim është dëshmuar që 500 mg vitaminë C gjatë shenjave të para të gripit ose ftohjes kanë veprim të shkëlqyeshëm dhe mund të shpejtojnë procesin e shërimit.

Hudhra
Është e pasur me antioksidantë që forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër inflamacioneve. Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe përveç gripit dhe ftohjes do të parandalojë zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nëse brengoseni për erën e pakëndshme, provoni të përdorni hudhër në pluhur. Aroma do të jetë më pak e pakëndshme, ndërsa veçoritë shëruese ende do të jenë të shkëlqyeshme.

Qëndroni pozitiv
Në një hulumtim është përcaktuar që personat me qëndrim pozitiv prodhojnë më shumë antitrupa të cilat i mbrojnë nga gripi. Shkencëtarët nuk e kanë krejtësisht të qartë këtë lidhje, por theksojnë se si është dëshmuar që personat me qëndrim më pozitiv janë më të shëndetshëm.

Nëse qëndrimi juaj në shumicën e rasteve nuk është pozitiv, të paktën mundohuni të jetë sa më pak negativ. Madje edhe kur të sëmureni, mos merrni qëndrim negativ, por mundohuni që të shëroheni sa më parë. /Telegrafi/