Gjidhënia është proces natyral për shumicën, ndonëse për disa gra ky proces mund të jetë paksa sfidues. Ekspertët thonë të keni durim dhe të ushqeheni shpesh.
Mimansa Malhotra, eksperte, i ka listuar disa gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh sa i përket gjidhënies, transmeton Telegrafi.
– Mundohuni ta ushqeni beben brenda orës së parë që hani ushqim. Kjo është faza kur gjiri juaj prodhon më së shumti qumësht dhe qumështi është i mbushur me vlera ushqyese në sasi të vogla.
– Ushqehuni shpesh për ta rritur furnizimin. Ky rregull është shumë i thjeshtë. Aq më pak që ushqeheni, aq më pak qumësht prodhon trupi juaj. Prandaj sigurohuni se jeni duke ngrënë shëndetshëm dhe duke pushuar mjaftueshëm. Kjo sepse që të dyja i nevojiten trupit tuaj për t’i shndërruar kaloritë në qumësht.
– Siç thonë edhe ekspertët, gjidhënia është proces ku vazhdimisht dy palët mësojnë. Prandaj, duhet shumë durim dhe merr disa javë kohë që ta mjeshtëroni këtë ‘art’.
– Gjidhënia ju ndihmon të lidheni më shumë me beben. Gjidhënia promovon kontaktin lëkurë me lëkurë dhe ju lejon të shpenzoni më shumë kohë me të porsalindurin. /Telegrafi/