Kush nuk e ka zili lëkurën e Jennifer Lopez? Këngëtarja duket se nuk plaket asnjëherë përkundër viteve që kalojnë dhe të gjithë do të donim të dinim sekretet e rinisë së saj të përjetshme.
Sipas J.Lo, një nga sekretet e saj është gjumi i mirë dhe cilësor.
“Trupit së pari i duhet gjumë i mjaftueshëm. Është më mirë të flemë nëntë ose dhjetë ore, por unë bëj çmos që të paktën t’i bëjë tetë orë gjumë”, ka thënë Jennifer Lopez.
Sidoqoftë, një gjumë i mirë nuk është i mjaftueshëm. Ylli i “Hustlers” gjithashtu ka disa sekrete të vogla që ajo ka ndarë me të gjithë të interesuarit t’i mësojnë dhe pse jo t’i praktikojnë.
Konsumon ushqime të freskëta
Si shumë të famshëm tjerë, Lopez konsumon ushqime të freskëta, veçanërisht fruta dhe perime, të cilat ndikojnë po ashtu në pamjen e freskët të lëkurës së saj. Ujë sa më shumë dhe ushqim i freskët janë sekreti i lëkurës së saj të bukur.
Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolin
“Ajo i përmbahet një stili të shëndetshëm. Ajo nuk pi duhan, ha shëndetshëm dhe bën gjumë të mirë”, tha i fejuari i saj, Alex Rodriguez.
Ajo beson se bukuria është gjendje shpirtërore
“Unë mendoj se bukuria vjen nga brenda dhe se gjëja më e rëndësishme është harmonizimi i trupit me shpirtin. Unë besoj në meditim dhe se kur je e lumtur rrezaton edhe bukuria jote”, tha Jennifer.
Lopez beson se gjenetika luan një rol të rëndësishëm
Nëse mendoni se J. Lo ka lindur me lëkurë thjesht të bukur, nuk gaboheni. Ajo deklaroi se kishte gjenet e mira dhe se nëna dhe gjyshja kishin lëkurë të tillë.
Përdorni disa truke që ju ndihmojmë për një pamje më të mirë
Jennifer ka ritualet e saj që në asnjë mënyrë nuk i tejkalon ato. Gjithmonë pastron fytyrën tërësisht pas ushtrimit për poret e pastra dhe lëkurën e shëndetshme. Asnjëherë mos shkoni të flini pa hequr makijazhin. Duhet shumë kujdes për ta mbajtur lëkurën të hidratuar mirë. Gjithmonë aplikoni një krem mbrojtëse gjatë ditës. Sekreti është gjithashtu në përdorimin e acidit glikolik për të arritur një shkëlqim të shëndetshëm dhe lëkurë të pastër. Ajo mundohet të shfaqet sa më me pak grim të jetë e mundur, rrallëherë bën grim të rëndë. /Telegrafi/