Site icon Telegrafi

Sekretarja më e mirë është mashkull

Sekretarja më e mirë e Gjermanisë është mashkull, së paku sipas rezultateve të garës në të cilën ka fituar përfaqësuesi i vetëm i gjinisë mashkullore në finale.

Marc-Oliver Schlichtmann (32-vjeçar), i cili ka diplomuar në gjuhë të huaja, ka fituar garën kundër dhjetëra femrave, ka pohuar prodhuesi i pajisjeve për zyre, organizator i garës në Hamburg.

Ai është theksuar në veçanti me përkthimin e tij në gjuhën angleze, ka vlerësuar juria.

Në mesin e testeve ka qenë edhe detyra për bindjen e shefit të nervozuar, doza më e lartë e diplomacisë, si dhe rishqyrtimi i qëndrimeve.

Në Gjermani, vetëm dy për qind e sekretarëve dhe menaxherëve të zyrës janë meshkuj, ka theksuar kompania Leitz e cila ka organizuar këtë garë.

Fituesi rregullisht pranon postën me titull "Zonja Schlichtmann".

Exit mobile version