Telegrafi

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku pjesë e programit prestigjioz ‘Mesgo’

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku së fundi është pranuar në Programin Ekzekutiv për Mjeshtër në Qeverisjen Globale për Sport (The Executive Master in Global Sport Governance – MESGO).

MESGO është një program unik i krijuar për profesionistët e sektorit të sportit që dëshirojnë të zotërojnë dimensionet komplekse dhe diversitetin e praktikave ndërkombëtare që lidhen me sportin profesional në nivel ndërkombëtar.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, krahas mbështetjes së fuqishme për pjesëmarrje në këtë program nga ana e krerëve të FBK-së, ka marrë mbështetje edhe nga FIBA Bota.

Ky program ka për qëllim përmbushjen e 3 objektivave kryesore:

Të vë theks dimensionin ndërkombëtar të sportit;
Të parashikoj sfidat kryesore të së ardhmes dhe;
Të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e qeverisjes sportive.
MESGO është një program unik dhe ambicioz për liderët e industrisë së sportit. Ky program karakterizohet nga:

Perspektiva e tij globale dhe aleanca e fortë në mes ekspertëve të sportit dhe ekspertëve akademik;
Qasja e saj multidisiplinare dhe analiza e thellë e ligjeve, çështjeve politike dhe ekonomike;
Fokusi i saj në sfidat kryesore aktuale dhe sfidat e së ardhshmes më të cilat ballafaqohen organizatat sportive
Rrjeti i saj i fortë i ekspertëve sportiv me mendje të njëjtë;
Leksione në qendër të organizatave sportive
Ky program është i krijuar për menaxherë me eksperiencë dhe drejtues ekzekutivë të cilët punojnë në:

– Federata Nacionale dhe Ndërkombëtare;

– Klube, liga dhe sindikata;

– Qeveri lokale dhe qendrore, si dhe në organizata jofitimprurëse;

– Organizata partnere të organeve sportive si: organizata mediatike, sponsorë etj.

Programi MESGO do të zgjasë dy (2) vjet 2022-2024 dhe i ka gjithsej 9 sesione, të cilat do të mbahen në vende të ndryshme të botës, derisa ceremonia e diplomimit do të organizohet në Nyon të Zvicrës në vjeshtën e vitit 2024.

Në linkun më poshtë mund t’i gjeni të gjitha informatat në lidhje me programin prestigjioz MESGO.

MESGO – The Executive Master in Global Sport Governance