Telegrafi

Sekretarja e FIFA-s ka përvojë pune edhe në Kosovë

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, thotë se vitet e kaluara në zonat e luftës në shërbim të Kombeve të Bashkuara e kanë përgatitur atë për punën e saj të re.

Senegalezja 54-vjeçare ka nisur detyrën e re muajin e kaluar, shkruan BBC, përcjell Koha Ditore.

“Unë kam mbuluar gati gjitha situatat e emergjencës në botë, përfshirë Afganistanin, Liberinë, Sierra Leonen, Timorin Lindor, Kosovën dhe Nigerinë”, ka thënë Samoura. “Mendoj se 20 vitet e fundit që kam kaluar më kanë përgatitur për këtë situatë komplekse”.

Samoura është femra e parë që është emëruar në detyrën e sekretares së përgjithshme të FIFA-s.