Site icon Telegrafi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Mbështesim idenë e një bote pa armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të sigurisë në Suedi, tha se lirimi i botës nga armët bërthamore kërkon një periudhë të “çarmatimit të dhimbshëm”, të cilin konventa e OKB-së.

Stoltenberg theksoi se aleanca ushtarake mbështet idenë e një bote pa armë bërthamore, por nuk beson se kjo mund të arrihet duke imponuar një ndalim mbi Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi armët bërthamore, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg i drejtohet qartë qeverisë suedeze, e cila është e ndarë nëse do të nënshkruajë Traktatin e OKB-së.

Ministri i Jashtëm suedez, Margot Wallstrom, është ndër ata që e mbështesin atë, ndërsa Qeveria suedeze nuk ka gjasa të vendosë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në shtator të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version