Kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.
Kjo është bërë e ditur në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.
Hapjen e kësaj linje e ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
I welcome the intention to establish direct flights between Belgrade & Pristina. This is an important step & #NATO will remain closely involved in the process: https://t.co/MVflx1AZua
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) January 20, 2020
“Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në përpjekjet për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe më të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Stoltenberg.
Po ashtu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur hapjen e kësaj linje duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit. /Telegrafi/