Telegrafi

Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë në qeli kreun e OMONIA-s së Himarës dhe njëkohësisht edhe fitues i zgjedhjeve në këtë bashki, Fredi Beleri.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke, diplomati i lartë grek do të vizitojë Belerin në ambientet e paraburgimit në Vlorë, i shoqëruar edhe prej ambasadores greke në Shqipëri, Kostandia Kamici, raporton Top Channel.

Lexo po ashtu Akuzat e ashpra të Greqisë për Belerin, Rama: Do u kthej përgjigje pasi të mbyllen zgjedhjet

Vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit dhe gjendjen shëndetësore të Fredi Bejlerit, sqaron Ministria e Jashtme Greke.

Ndërkohë, me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispoizicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare. /Telegrafi/