Pete Hegseth, Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik John Helay.
Bëhet e ditur se kjo ishte biseda e parë e tyre që nga marrja e detyrës së Trumpit.
Mirëpo, përmbajtja e bisedës ende nuk është bërë e ditur.
Ndryshe, Londra shpreson të ruajë marrëdhëniet speciale ushtarake me Uashingtonin – një shtyllë themelore e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
SHBA është gjithashtu një anëtare jetike e aleancës së NATO-s dhe një partner vendimtar në mbështetjen e Ukrainës për të luftuar agresionin e Rusisë.
Megjithatë, shpenzimet e mbrojtjes mund të jenë një pikë fërkimi midis Britanisë dhe administratës së re amerikane.
Raportohet se Donald Trump ka deklaruar se beson se aleatët e tij në NATO duhet të shpenzojnë të paktën 5% të të ardhurave kombëtare për ushtritë e tyre.
Qeveria e Keir Starmer ende nuk ka thënë se kur pret që shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar të rriten. /Telegrafi/