Site icon Telegrafi

Sekretari i klubit bullgar në Ohër është transportuar për mjekim në Sofje

Avioni qeveritar “Falkon” me ekuipazh nga Akademia Ushtarake në Bullgari transportoi Hristijan Pendikov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave Bullgar.

Me urdhër të kryeministrit Galab Donev është organizuar transporti i Pendikovit për në Bullgari, i cili është sulmuar dhe rrahur mbrëmë në qytetin e Ohrit.

“Aeroplani qeveritar “Falkon” me ekip të Akademisë Mjekësore Ushtarake, dy mjekë dhe një infermiere reanimatore, e kanë transportuar Pendikovin nga Ohri në Sofje. Kristiani i plagosur do të pranohet në Akademinë e Mjekësisë, ku do të marrë terapinë e nevojshme”, raportojnë mediat bullgare.

“Gjendja e tij është e rëndë dhe do të operohet”, njofton “BNT”.

21-vjeçari bullgar nga Ohri, Hristijan Pendikov, i cili është sekretar i klubit bullgar “Car Borisi Tretë” në Ohër, është rrahur mbrëmë nga tre persona para një restoranti në qendër të qytetit rreth orës 21:00./Telegrafi/

Exit mobile version