Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka vlerësuar reformat në Kosovë dhe rolin e saj në sigurinë rajonale.
Përmes një postimi në Twitter, sekretari i shtetit për Punë të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka përsëritur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si dhe ka mirëpritur reformat dhe rolin e Kosovës në sigurinë rajonale.
“Ritheksova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën me kryeministrin Isa Mustafa. Mirëprita përpjekjet e tij për reforma dhe rolin në sigurinë nacionale”, shkruan Johnson në Twitter. /Telegrafi/