Telegrafi

Sekretari i jashtëm britanik bën një gabim “të tmerrshëm”, gruas së tij kineze i referohet si japoneze (Video)

Jeremy Hunt i është referuar aksidentalisht gruas së tij kineze si japoneze në një gafë të çuditshme në debutimin e tij si sekretar i jashtëm në Pekin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hunt menjëherë korrigjoi gabimin e tij të “tmerrshëm” ndërsa ai u përpoq të fliste për lidhjet e familjes së tij me Kinën, në fillim të një takimi.

Vizita në Kinë është vizita e parë e profilit të lartë e sekretarit të ri britanik që nga promovimi i tij i menjëhershëm në fillim të këtij muaji.

Siç shkruajnë mediat, Hunt është martuar me Lucian që nga viti 2009 dhe çifti ka tre fëmijë. Zonja Hunt lindi në Xi’an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës.

Kina dhe Japonia kanë qenë rivalët tradicionalë për shekuj. Edhe pse marrëdhëniet janë përmirësuar disi kohët e fundit, ato mbeten të prekura për shkak të çështjeve të tilla si okupimi i përgjakshëm i pjesëve të Kinës nga Japonia në vitet 1930 dhe 40.

Duke përshëndetur homologun e tij, ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, zoti Hunt tha: “Gruaja ime është japoneze – gruaja ime është kineze. Kjo është një gabim i tmerrshëm për të bërë”.

“Gruaja ime është kineze dhe fëmijët e mi janë gjysmë kinezë dhe kështu kemi gjyshër kinezë që jetojnë në Xian dhe lidhje të forta familjare në Kinë”, shtoi ai, duke iu referuar qytetit të lashtë Xian në Kinën veriore. /Telegrafi/