Site icon Telegrafi

Sekretari i MB-së godet me makinë policin

Ngjarja ka ndodhur paradite në parkingun e Ministrisë, ku Halimi me një makinë private duke mos iu bindur urdhrave të policit roje, tenton të futet brenda duke e goditur policin me ç’rast i shkakton lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ndërkohë në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e forenzikës. Sidoqoftë policia ende nuk ka dal me versionin e saj se si erdhi deri te ky rast, njoftojnë mediat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version