Sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Thierry Favre dhe Denis Bastari, do të qëndrojnë gjatë ditës së hënë për vizitë në FFK.
Ai do të priten nga presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë.
Ata rreth orës 12:00 do t’i drejtohen medieve me një prononcim.
Mysafirët special në mbrëmje do të jenë të pranishëm në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve që Kosova do ta luajë kundër Ishujve Faroe.
UEFA gjatë gjithë kohës ka monitoruar punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që u pranua para disa ditësh.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.
Kjo do të jetë ndeshje e parë zyrtare e Kosovës për pikë që do ta luajë në shtëpi. /Telegrafi/