Telegrafi

Sekretari Blinken uron Ditën e Pavarësisë: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të begattë, më të qëndrueshme dhe të sigurt.

Blinken tha se SHBA-ja e përgëzon Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërsa duartroket edhe përpjekjet e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët të demonstrojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Blinken.

Ai i bëri këto komente në një letër dërguar autoriteteve të Kosovës, me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë lidhjet e forta midis njerëzve tanë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, shtoi ai.

Një ditë më herët, Kosovën e uroi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Biden, mes tjerash, shprehu gatishmërinë për të punuar me Qeverinë e re të Kosovës në rrugën e integrimit evropian. /Telegrafi/