Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson probleme me shëndetin

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Tillerson anulloi pjesëmarrjen në aktivitetet e planifikuara të shtunë Kenia.

Zëdhënësi Steve Goldstein, i cili shoqëron Sekretarin Tillerson në Kenia, njoftoi se “Sekretari i Shtetit nuk ndjehet mirë pas dy ditësh të gjata pune dhe një sërë çështjesh madhore në atdhe, si Koreja e Veriut”.

Goldstein shtoi se aktivitetet do të zhvillohen megjithë mungesën e Sekretarit Tillerson dhe se pritej që të rifillonte axhenda e planifikuar e punës për ditën e nesërme, shkruan VOA.

Sekretari Tillerson ndodhet në Kenia si pjesë e një udhëtimi në pesë vende të Afrikës që filloi më herët gjatë kësaj jave me një vizitë në Etiopi. /Telegrafi/

Exit mobile version