Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes përgatit letrën e dorëheqjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, raportohet se ka përgatitur letrën e dorëheqjes.

Esper po përgatit letrën e dorëheqjes, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Një praktikë e tillë nuk është e pazakontë për Kabinetin që bën gati letrat e dorëheqjes gjatë tranzicionit presidencial, duke i dhënë kështu mundësinë komandantit suprem mundësinë t’i ndërrojë ata gjatë mandatit të tij të dytë.

Dhe është pikërisht presidenti ai që vendosë nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes, dhe ky proces zakonisht ndodh pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe bëhet i ditur fituesi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version