Site icon Telegrafi

Sekretari i AAK-së: Opozita të sqarohet pse s’e votoi mocionin për Rikalon

Në seancën e sotme të Kuvendit nuk ka kaluar mocioni për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Me gjithë kërkesat për shkarkim e protesta, partitë opozitare i mblodhën vetëm 27 vota pro këtij mocioni, ndërsa 40 vota ishin kundër dhe një abstenim. E krejt këtë situatë e ka vlerësuar si hipokrizi sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Valon Tolaj.

Tolaj u ka kërkuar partive opozitare që të sqarohen para publikut pse nuk e votuan atë që e kërkuan vetë.

Reagimi i plotë i Tolajt:

E pakuptueshme dhe hipokrizi.

Kerkuan seance dhe ngriten mocion per shkarkimin e nje ministri. Gjithe diten vajtuan e fajesuan Kryeministrin Haradinaj. I terrorizuan qytetaret me fjalime te llojllojshme.

Krejt ne fund, mocionin e kerkuar vet, nuk e votuan as gjysma e tyre. Nga 59 deputet te opozites, vetem 27 votuan. Te tjeret iken nga votimi. Veq ata vet e dijne arsyen ?!
Dhe krejt ne fund dalin ne konference shtypi dhe vazhdojne vajtimin qysh deputetet e pozites nuk i mbeshteten ne mocion.

Tregojuni qytetareve pse nuk votuat ate qe vet e kerkuat ?!

Te pakten arsyetoni fjalimet qe mbajtet gjithe diten.

Exit mobile version