Një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Rusi, do të duhej të shërbente si leksion për shoferët që të jenë më të kujdesshëm.
Në të shfaqen momentet e fundit të motoçiklistit, që janë filmuar nga kamera e sigurisë brenda një veture që po lëvizte prapa tij, transmeton Telegrafi.
Motoçikletën Honda po e ngiste një djalë 34-vjeç, i cili derisa po tentonte tejkalonte një veturë tjetër dhe kalon në korsin tjetër, ku për fat të keq përplaset me një veturë që po vinte nga ana e kundërt.
Nga goditja e fortë motoçiklisti ka mbetur i vdekur në vend, derisa shofer i veturës është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra. /Telegrafi/