Site icon Telegrafi

“Sekiraqa vs Capat”, lufta e grupeve që tronditi kryeqytetin

Përleshja që kishte filluar në muajin mars në Prishtinë në mes grupit “Capat” dhe “Sekiraqa” kulmoi me 1 shtator në lagjen “Aktash” ku grupet patën një përleshje me armë zjarri, ku u shkrepën mbi 100 plumba, e ku mbeti i vrarë në vend një person, kurse 5 të tjerë të plagosur.

Në muajin mars të 2024-tës, u panë duke u përleshur fizikisht në rrugë.

Aty, Pajtim Gashi nga grupi i njohur si “Capat “ mbetet i plagosur me armë zjarri, ndërsa i dyshuar për këtë incident ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës.

Shkumbin Sekiraqa për këtë rast u arrestua me 3 qershor nga organet e rendit e ndaj tij u ngrit një aktakuzë më 27 maj.

Me 27 gusht do të ngritej aktakuzë ndaj tij, ku thuhej se për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, kishte nxjerrë armën e zjarrit, dhe kishte shtënë në drejtim të tij e më pas e kishte goditur në kokë me kondak të armës.

Mbase ky veprim i organeve të rendit bëri që grupi “Sekiraqa” e “Capat” të takohen në një kafene në Prishtinë që të merren vesh me datë 1 shtator.

Por, ai takim vetëm sa do të përkeqësonte raportet mes tyre.

Kjo pasi që të dy grupet u përfshinë në një përplasje me armë zjarri mes vete në rastin që trazoi lagjen “Aktash” por edhe gjithë Prishtinën.

Në kafenenë ku ishte edhe Salih Sekiraqa, dyshohet se u gjuajt me armë zjarri të tipi “AK 47”, nga grupi i “Capave”, pastaj njëjt vepruan edhe nga grupi “Sekiraqa”.

Si pasoj e këtyre gjuajtjeve kishin mbetur i vdekur një anëtar i familjes Gashi, e pesë të tjerë të plagosur.

Mes tyre u gjuajtën mbi 100 plumba, në bazë të gëzhojave që Policia e Kosovës i ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Skena të tilla nuk kishin parë asnjëherë më parë as banorët që jetonin aty.

“Jena ndër banorët e parë që jena dalë. Kena parë persona të shtrirë. Prej kësaj distance janë dëgjuar ofshamat, thirrjet: ‘oh nanë’. Natyrisht shumë moment i ranë”, kishte thënë një dëshmitare.

Hetimet e policisë vazhduan gjatë në vendin e ngjarjes, sa qe deri në orën 16:00 të dy shtatorit ekipet e forenzikës mblodhën prova, pra mbi 16 orë.

Policia gjatë këtyre hetimeve gjetën edhe një armë në afërsi të vendit të ngjarjes që dyshohet që i takonte njërit nga dy grupet, e që ishte hedhur prapa një shtëpie pas konfliktit.

Policia nga aty edhe konfiskoi vetura, njëra ndër to ishte edhe kjo që ishte e blinduar e që i takonte Sali Sekiraqës, që kishte mbetur i plagosur.

E gati dy javë më vonë edhe një e person tjetër u arrestua për manipulim të provave.

I njëjti kishte fshehur dy armë, njëra që dyshohet se i takonte Sali Sekiraqës, akt që ishte kapur nga kamerat e sigurise.

Policia, pas të shtënave në Aktash kishte aktivizuar numër të madh të pjesëtarëve të saj.

Menjëherë pas trast rastit, u rikthyen diskutimet për funksionalizimin e policisë së kryeqytetit, por edhe kritikat për prokurorinë dhe mungesën e hapave për parandalimin eventual të një rasti të tillë. /Dukagjini/

Exit mobile version