Site icon Telegrafi

Sekiraqa: Nuk e kam urrejtur Triumf Rizën, Besnik Hasani ma montoi procesin (Video)

F

I akuzuari Enver Sekiraqa nuk dha përgjigje të qartë kur u pyet nga prokurori nëse e urrente Triumf Rizën.

Prokurori i rastit, Andrew Carney, ka insistuar në pyetjen drejtuar të akuzuarit Enver Sekiraqa nëse e urrente policin Triumf Riza, i cili është vrarë më 30 gusht 2007. Sekiraqa akuzohet se e ka nxitur këtë vrasje.

“Z. Sekiraqa, po sugjeroj se për vite të tëra keni pasur shumë motive që ju ka përë të urreni z. Triumf Riza. A është e saktë?”, ka pyetur prokurori.

“As nuk është korrekte as nuk është e saktë. Nëse është dashur të urreja dikë ai është Besnik Hasani, që më kanë rrahur, më kanë burgosur, më kanë montuar proces gjyqësor, mi kanë qit bombat te lokali”, u përgjigj i akuzuari.

Prokurori edhe në seancën e sotme e pyeti të akuzuarin se a është e vërtetë se pasditen kur është vrarë Triumf Riza ishte larguar nga qyteti, sepse e dinte që vrasja po ndodhte, dhe kishte pritur që Arben Berisha ta pranojë fajin dhe vetë të kthehej në një kohë të mëvonshme kur gjithçka do të jetë e kryer.

Sekiraqa u përgjigj duke thënë së ai është kthyer në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet dhe njerëzit që ai i ka akuzuar për krime lufte janë brenda asaj partie.

“Qysh mundet me qenë kjo reale nëse Qeverinë e ka fituar PDK-ja dhe njerëzit që unë i akuzoj njëri është nënkryetar partie dhe personi tjetër ka qenë deputet i PDK-së”, tha ai.

Këtu e ka ndërprerë kryetari i trupit gjykues, duke i thënë se këtu po flasim për për vrasjen e Triumf Rizës dhe duke i kërkuar të mos fliste për çështje politike. /KALLXO.com/

Exit mobile version