Një seancë para se të shpallet vendimi, Enver Sekiraça i ka kërkuar trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të peshojë e të analizojë secilën provë të prezantuar gjatë dy vjetëve, aq sa ka zgjatur shqyrtimi gjyqësor.
Ka thënë se ka rrezikuar jetën e tij me qëllim që të zbardhet e vërteta, shkruan sot Koha Ditore.
Këto fjala Sekiraça i ka thënë të enjten derisa po jepej fjala përfundimtare në gjykimin kundër tij. Ai akuzohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.
“Fatkeqësisht në vendin tim për shkaqe tashmë të njohura ua kam besuar jetën dhe fatin tim shumicës ndërkombëtare, që të zbardhet drejtësia. Kam qëndruar për vite në arrati vetëm për të mbijetuar e jo për t`i ikur drejtësisë. Kam hezituar mjaft, por vendosa të rrezikoja jetën time vetëm për hir të së vërtetës, për të hequr këtë ‘gur’ të rëndë që më është vënë rreth qafës”, ka thënë ai.
Përveç sinqeritetit dhe të vërtetës, Sekiraça ka thënë se nuk ka armë tjetër me të cilën do ta dëshmojë pafajësinë. /koha/