Site icon Telegrafi

Sejko zgjidhet për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë ka mbështetur kandidaturën e Gent Sejkos si Guvernator i Bankës Qendrore për një mandat të dytë.

Me 103 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, deputetet vendosën rizgjedhjen e Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për një mandat 7-vjeçar.

Lexo po ashtu Prioritetet e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë: politika monetare dhe stabiliteti i çmimeve

Sejko drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.

Para se të zgjidhej guvernator, Sejko ka pasur një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në sektorin bankar, përfshi pozicione drejtuese në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Raiffeisen dhe Bankën Societe Generale Albania. /Telegrafi/

 

Exit mobile version