Telegrafi

Sejdiu: Vandalizohet sërish hapësira te parku i ri (Foto)

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot serish është vandalizuar hapësira te parku i ri te “1 Tetori”.

Sejdiu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me këtë rast janë thyer dyert e tualetit publik dhe se ekipet e Komunës kanë intervenuar, duke funksionalizuar serish tualetin.

“Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim. Prishtinë të duam, me mendje dhe me zemër”, shkruan Sejdiu.