Telegrafi

Sejdiu: Uroj të jetë kuvend i mbarë dhe i unitetit

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka uruar që kuvendi i sotëm i LDK-së të jetë i mbarë dhe i unitetit.

Në një prononcim të shkurtër para hyrjes në sallën ku pritet të mbahet kuvendi, Sejdiu nuk ka pranuar të komentojë rreth kandidaturave të sotme për kryetarë.

“Mirë është që të jetë kuvend i mbarë. Kuvend i mbarë dhe kuvend i unitetit. S’kam komente ndaj kandidatëve”, deklaroi ai.

Lidhja Demokratike sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës që ishte si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.