Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Sejdiu, ka thënë se gara për Prishtinën nuk ishte aspak e lehtë për shtabin e Shpend Ahmetit.
Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se njerëzit e Ahmetit në ditën e 19 nëntorit ishin përballë PDK-së, LDK-së, AAK-së, mediave të afërta me këto parti dhe grupeve të interesit që kanë ndërtuar dhe keqpërdorur Prishtinën për vite të tëra.
“Kjo ka qenë dita më e vështirë e jetës së tyre, por që ka përfunduar me triumf”, ka shtuar Sejdiu.
Ai ka ftuar PDK dhe LDK që të heqin dorë nga përpjekja për ta shtrembëruar rezultatin, sepse nuk do ta lejojnë këtë po këta vullnetarë./Telegrafi/