Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”.
“Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) në bazë të kontratës për ndërtimin e termocentralit me Contour Global e ka vetëm një mision: blerjen e të gjithë energjisë në dispozicion nga ky termocentral me kushtin “merr ose paguaj””, ka thënë Sejdiu,
Sipas tij, NKEC, nuk do të ketë kurrfarë funksioni në tregun e energjisë.
“Meqë në bazë të kontratës termocentrali do të fillojë së operuari tek në vitin 2023, Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) e krijuar tani nuk do të ketë kurrfarë funksioni në tregun e energjisë.
Kjo i bie që për vite të tëra, ne do të paguajmë rroga të anëtarëve të bordit, punonjësve dhe shpenzime të tjera krejtësisht pa nevojë. Të vetmin funksion që e ka kjo ndërmarrje do të mund ta kryejë tek në vitin 2023.
Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalë këtë marrëveshje”, shkruan Sejdiu në Facebook, transmeton Telegrafi.