Telegrafi

Sejdiu thotë se dëshiron një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka përjashtuar mundësinë e të bërit koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se preferon një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën Socialdemokrate.

“Ne jemi të interesuar të shkojmë të vetëm në garë, ne nuk përjashtojmë askënd përveç PDK-së, por që preferenca ime është për një koalicion me LVV, dhe Nismën”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ai ka dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shpërndarja e Kuvendit pritet të bëhet më 22 gusht, ndërkohë shumica partive kanë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e seancës./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Koalicionet e PSD-së! – 15.08.2019

Koalicionet e PSD-së! Dardan Molliqaj – PSD Dardan Sejdiu – PSD Astrit Gashi – Gazeta BlicImer Mushkolaj – AnalistArben Ahmeti – RTV Dukagjini

Publiée par Telegrafi.com sur Jeudi 15 août 2019