Gjatë ditës, ata do të zhvillojnë takime me shumë zyrtarë të administratës amerikane.
Nesër, delegacioni i lartë shtetëror i Kosovës udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, si edhe me përfaqësues të disa vendeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /rtv21/