Telegrafi

Sejdiu: Tetë ministra janë për ekonomi, kjo tregon se Qeveria Haradinaj është rezultat i një pazari (Video)

Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu shprehu pesimizëm rreth Qeverisë së re Haradinaj.

Ai tha se në këtë qeverisje nuk ka asnjë ndryshim, pasi avazi i vjetër për 18 vite është i njëjtë.

“Me këtë kabinet qeveritar dhe numrin e ministrave është e qartë për vazhdimin e avazit të vjetër. Në këtë qeveri ka shumë ministra sepse duhen shumë zv.ministra dhe shumë këshilltar, pasi kështu është pazari”, ka thënë ai.

Sejdiu vlerëson se programi i Qeverisë Haradinaj prej 10 faqesh nuk tregon asgjë, dhe se me ministritë në Qeverinë Haradinaj është duke u bërë, ‘pazar’.

“Tetë ministra janë për ekonomi, dhe krejt kjo është e qartë se është pjesë e një pazari. ‘Tuxharrët’, do të bënin një pazar më të mirë”, ka thënë tutje Sejdiu. /Telegrafi/