Site icon Telegrafi

Sejdiu: Sistemi i trafikut urban do të jetë i gatshëm në vitin 2018 (Video)

Në Debat+ të RTV Dukagjinit, përveç kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për problemet dhe të arriturat në këtë komunë ka folur edhe Dardan Sejdiu, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Përballë tyre, të pranishëm në emision kanë qenë edhe analisti Imer Mushkolaj si dhe gazetari Parim Olluri.

Në një pyetje të Mushkolajt rreth asaj se kur do të arrijnë edhe autobusët e premtuar për transportin urban në Prishtinë, gjegjësisht kur pritet të mbulohet i gjithë territori i komunës së Prishtinës me transport publik, kjo ka qenë përgjigja e Sejdiut:

“Meqë kam qenë përgjegjës për këtë pjesë të projektit, i gjithë projekti zgjat i tëri projekti 24 muaj, prej ditës kur fillon implementimi e dita kur ka filluar është dita kur na është lejuar garancioni i sovranitetit, garancion që na është lejuar para 12 muajsh. Pra na duhen edhe 12 muaj të tjerë për ta kompletuar. Gjithsesi nuk përfundon i gjithë procesi. Megjithatë, për herë të parë Komuna e Prishtinës ka model transporti”, ka thënë ndër tjerash Sejdiu. /Telegrafi/

Exit mobile version