Site icon Telegrafi

Sejdiu: Sikur myslimanët që kanë Kuranin e krishterët Biblën, shtetësia e Kosovës e ka Amerikën (Video)

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili është pjesë Grupin Parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu, ka thënë se dëmi i Qeverisë tashmë i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm.

Sejdiu, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dëmët e Qeverisë në rrënimin e shtetësisë nga brenda janë të dukshme tashmë, por sipas tij kohët e fundit Qeveria ka filluar të shkaktojë edhe dëme në raport me politikën e jashtme.

“Po rrezikojnë në mënyrën më të keqe të mundshme edhe raportet tona me miqtë tanë ndërkombëtar╒, dhe siç po shihet edhe sot me letrën e fundit dërguar krerëve shtetërorë, po prishen edhe raportet me mikun tonë më të mirë që e kemi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“… Sikur për myslimanët që është Kurani, për të krishterët Bibla, për shtetësinë e Kosovës është Amerika”, tha Sejdiu, përcjell Telegrafi.

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, ka hedhur kritika ndaj Haradinajt, pasi sipas tij, ky i fundit nuk po vepron si kryeministër, por si kreu i një partie të vogël.

“Kur je kreu i ekzekutivit, veprimet që ndërmerr duhet të jenë me përgjegjësinë më të madhe të mundshme”.

Sejdiu ka thënë se duhet marrë shembull Presidenti Rugova, në raport me konsultimet që ai kishte bërë më SHBA.

“Kur interesat e Kosovës, dhe veprimet e Kosovës janë në një sferë ku gërshetohen edhe interesat gjeopolitike të miqve tanë, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë çdo veprim duhet të merret në konsultim me miqtë tanë”, tha  Sejdiu./Telegrafi/

Exit mobile version