Telegrafi

Sejdiu: Shkarkimi i Rikallos, mundësi e mirë për zhvillimin e eksportit

Pas shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, subjekt ky i cili edhe kishte vendosur këtë kusht për votimin e buxhetit. Teksa ka mohuar mundësinë që PSD të jetë pjesë e Qeverisë, pas përmbushjes së kushteve të tyre për votimin e projektligjit për ndarjet buxhetore.

Sejdiu para seancës së Kuvendit, ka thënë se shkarkimi i ministrit nga radhët e Listës Serbe, do të shërbejë si mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e prodhimtarisë dhe përpunimit, duke zëvendësuar importin me eksport.

Ai ka thënë se PSD do të votojë ligjin për ndarjet buxhetore, ndërsa është shprehur se si parti opozitare do të jap maksimumin e saj për ligje sa më të mira.

Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

“Ligji për dialog sot le të kalojë në lexim të parë. Të kemi ligj i cili i definon mirë e mbarë kompetencat e secilit institucion, përfshirë edhe delegacionit shtetëror të votuar në Kuvend. Në fund fare, e pash edhe në lajme, që Ministria e Bujqësisë tashmë e ka mundësinë që të funksionalizohet, pra me lirimin nga detyra e ministrit Rikallo, mund të vendoset aty një ministër, i cili në këtë përpjekjen tonë të madhe për stimulim të eksportit, të ndihmojë bujqit, fermerët që të ngrisin kapacitetet e tyre prodhuese e kështu të zëvendësojmë importet nga vendet që importojmë… Këto kanë qenë katër kushtet që kemi pritur që të sillen në votë, para votës për ligjin për ndarjet buxhetore”, tha ai.

Lexo po ashtu Seanca e Kuvendit për Buxhetin dhe Projektligjin për pagat (Video)

Sejdiu ka mohuar se PSD mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, pas përmbushjes së kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë.

“Ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë në këtë mandat. Pas zgjedhjeve flasim, por tash do të përdorim numrat që i kemi në Kuvend që të kushtëzojmë Qeverinë që të sjellë vendime të mira”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Katër kushtet e mbetura të PSD-së për votimin e Buxhetit 2019

Sejdiu tha se presin që Qeveria të përmbush edhe kushtin e fundit, e që është reduktimi i numrit të zëvendësministrave. /KP/ Telegrafi/