Ish-presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, në një intervistë për RTV Ora, tha se Serbia përpiqet vazhdimisht ta paraqesë Kosovën si faktor destabiliteti në rajon.
Sejdiu shtoi se kjo ka qenë një tezë e hershme e Serbisë.
“Pretenca e vazhdueshme e Serbisë është që Kosovën ta paraqesë si faktor destabiliteti në rajon duke investuar që të këtë destabilitet. Është diçka që vjen si investimi vazhdueshëm sepse kjo ka qenë një tezë e saj e hershme.
Edhe në kohën e bisedimeve që unë kam udhëhequr deri në shpalljen e Pavarësisë, edhe në periudha të mëhershme, gjithmonë me një qëllim të trembjes së faktorëve ndërkombëtar se bërja e Kosovës si shtetet i pavarur, që dihej se kishim një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe rezistencën e organizuar brenda vendit, do të jetë asgjë tjetër përveç një investim në një krijesë që do të destabilizojë rajonin, që do ishte një faktor permanent gjenerues i krizave, një diçka që nuk mund të kuptohet thjesht si aktor i rëndësishëm dhe partner në proceset e integrimeve dhe se do të ketë hakmarrje.”