Mitrovicasit që kanë llogaritur në pikë të plota kanë hasur në një kundërshtar që tradicionalisht luan mirë në Mitrovicë, ndërsa mungesa e kapitenit Shpëtim Idrizi nga fillimi i ndeshjes dhe lëndimi i Petrit Osmanit, si dhe përjashtimi me karton të kuq i Blerim Berishës, sikur ia ka prishur konceptin e lojës "minatorëve".
“Rezultati baras është real, mendoj se asnjëra palë nuk meritoi më shumë. Ekipet i hynë takimit me nervozizëm e presion që ndikoj në përformancën e tyre. Mos inkuadrimi nga fillimi i Idrizit dhe lëndimi i Osmani ndikoi në lojën tonë. Të dy palët patën raste dhe mendoj se barazimi është epilogu më real", tha trajneri i Trepçës’89, Gani Sejdiu. /Zëri/Telegrafi/