Telegrafi

Sejdiu-Reucker: Hapja e zyrës në Mitrovicë, provokim

Sejdiu, pas takimit të rregullt me shefin e UNMIK-ut, ka shprehur shqetësimin në emër të institucioneve të Kosovës për këtë veprim provokues që është bërë dje në Mitrovicë. “Ne e ndajmë qëndrimin e përbashkët se është e papranueshme për institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe rregullativen ekzistuese ligjore sa i përket integritetit territorial të Kosovës dhe veprimet e institucione ndërkombëtare dhe vendore në këtë drejtim", vlerësoi ai.

Ruecker ndërkaq, tha se hapja e kësaj zyre, është e papranueshme për UNMIK-un, dhe është në pritje të sinjaleve nga New Yorku për veprimet e mëtutjeshme ndaj kësaj zyre.

Ruecker njëherësh i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që sa më shpejt t’i formojnë institucionet e reja të Kosovës. "Tani është me rëndësi që institucionet të formohen shpejt. Parlamenti i ri duhet të mblidhet shpejt për ta zgjedhur qeverinë sepse neve na duhen institucione funksionale në Kosovë në këtë periudhë vendimtare", tha Ruecker.