Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, thotë se Qeveria e Kosovës ka prezantuar politika të cilat nuk trajtojnë kërkesat legjitime të pensionistëve të Kosovës.
Në një konferencë për media të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Sejdiu tha se Qeveria e Kosovës po tenton t’ua heqë të drejtën e pensionit të gjithë atyre që e kanë moshën 65 vjeçare. Sipas tij, kjo grupmoshë po trajtohet si rast social, raporton KosovaPress.
“Kjo qasje e zgjedhur nga Qeveria është dënim i një gjenerate të tërë”, ka thënë Sejdiu.