Telegrafi

Sejdiu: PSD do të marrë pjesë në secilin takim ku temë e diskutimit është dialogu

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu pas takimit që patën me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë, nuk mund të ecë përpara pa konsensus, dhe as pa partitë opozitare.

Ai ka thënë se kjo parti do të shkojë në çdo takim ku temë e diskutimit është dialogu Kosovë- Serbi.

“Si PSD kërkesa jonë përveç që rezoluta e PSD-së të votohet është që ky debat të kthehet në Kuvend. Vetëm duke u ulur mund të gjejmë zgjidhje të përgjithshme. Platforma shtetërore duhet të miratohet në Kuvend. Kushdo që do të na ftojë këtë qëndrim do ta prezantojmë, Kuvendi është mënyra edhe vendi”, u shpreh deputeti Sejdiu.

Ai ka shtuar se propozimi për Fatmir Limajn ka ardhur një orë para seancës dhe ka dy gabime. “I vetmi kuvendi mundet me e nxjerrë personin më adekuat”, u shpreh ai. /Telegrafi/