Site icon Telegrafi

Sejdiu për Petrovskën: Është fatkeqësi për shtetin të ketë një ministre të këtillë të Mbrojtjes

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu pas deklaratës së ministres Sllavjanka Petrocska u shpreh se është fatkeqësi për shtetin tonë të ketë një Ministër të këtillë të Mbrojtjes, që jep deklaratë skandaloze duke ofenduar Komunën e Zhelinës dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

“Vërtetë nuk kisha pritur një deklaratë kaq amatore nga një ministër. Me këtë deklaratë dëmtohet rëndë imazhi i të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes, që besoj se ky institucion ka shumë njerëz të mirë brenda të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim si ministresha”, siç shkruan Sejdiu.

Sipas tij, ministrja Petrovska ka ofenduar një komunë të tërë vetëm pse komuna ka thënë se duhet të respektohet ligji.

Lexo po ashtu Petrovska: Kryetari i Komunës së Zhelinës të mos hesht, të miratojë iniciativën për ndërtimin e monumenteve

“Ministreshë Petrovska, ju me siguri nuk keni njohuri për komunën e Zhelinës më shumë se “karpallëku”. Ne këtu kemi shqiptarë e maqedonas, me të cilët bashkëjetojmë e bashkëpunojmë për zhvillimin e vendit ku jetojmë. Nga ju si Ministre e Mbrojtjes kërkoj vetëm një gjë, që sa më parë t’ju kërkoni falje publike qytetarëve të komunës së Zhelinës për akuzat e ofendimet e dhëna nga ana juaj. Nuk është etike as institucionale, që një Ministër i Mbrojtjes në këtë mënyrë të thejë kodeksin e komunikimit publik duke dëmtuar imazhin e ministrisë që e drejton, dhe duke ofenduar e akuzuar pabazë një institucion tjetër, i cili është i zgjedhur nga qytetarët e saj”, siç shkruan në fund Sejdiu./Telegrafi/

 

Exit mobile version