Site icon Telegrafi

Sejdiu për autobusët e rinj urbanë: Qeveria po na e bën me qëllim

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu tha sot në një konferencë për media se Ministria e Financave po e zvarrit projektin për planin e 51 autobusëve dhe se problemi i Ministrisë së Financave nuk është mungesa e buxhetit por zvarritja.

Ai ka akuzuar Qeverinë për këtë bllokadë, për të cilën siç tha ai e gjithë kjo po bëhet vetëm për të dhënë një imazh që në Komunën e Prishtinës nuk është duke u punuar asgjë.

Sejdiu tha se sa i përket deklaratave që ka lëshuar Ministria se komuna e Prishtinës nuk po i plotëson të gjitha kushtet, por siç theksoi se ata janë gati që nga tetori i vitit të kaluar. “Me mos këtë nënshkrim të kësaj letre, ne jemi në pritje të Ministrisë Financave në mënyrë që të përfundojmë me blerjen e autobusëve”, theksoi Sejdiu. /Telegrafi/

Exit mobile version