Telegrafi

Sejdiu: Pas 10 dhjetorit veprimet i koordinojmë me miqtë tanë

“Pavarësia e Kosovës është çështje ekzistenciale për qytetarët e saj… dhe ne, po ashtu, dëshirojmë që të integrohemi në strukturat euroatlantike”, ka thënë presidenti Sejdiu, për gazetarët, duke shtuara se “pavarësia nuk ka alternativë” dhe se pikërisht pavarësia “do t’ua garantojë të drejtat e pakicave, në përputhje më planin e Ahtissarit”.

“Ne e kemi përsëritur se procesi duhet të mbyllet më 10 dhjetor…pas kësaj ne do të koordinojmë çdo hap dhe do të punojmë në bashkëpunim të plotë me të gjithë ata të cilët na kanë përkrahur deri më tash”, ka thënë Sejdiu.