Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK’ë se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje. Sejdiu ka komentuar shpërbërjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së në mars të këtij viti.
“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu, nëT7.
Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.
“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.
“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK-së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.
Ish-Presidenti Sejdiu, ka komentuar shpërbërjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së në mars të këtij viti.
LDK doli nga koalicioni qeverisës pas shkarkimit të Agim Veliut.
“Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet pa marrëveshje”, ka thënë ai.
“VV u ngut me shkarkimin, por në anën tjetër edhe LDK mezi priste që të ndodhte kjo që të bëhet si shkas për të dalë nga koalicioni”, shtoi ai.